AKTUALITET, 6 Tetor 2018, 17:34

“Çështja e Detit”, Bashkim Dedja: Çdo vendim antikushtetues do përballet me Gjykatën Kushtetuese

“Çështja e Detit”, Bashkim Dedja: Çdo vendim

“Një marrëveshje e tillë duhet të ratifikohet në parlament në një moment kur Shqipëria të ketë një gjykatë Kushtetuese funksionale”, kështu u shpreh kreui shtetit pak ditë më parë në Zërin e Amerikës.

Në një intervistë për Ora News, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ndan të njëjtin mendim me kreun e shtetit.

“Këto përplasje kushtetuese mund të vihen përpara Gjykatës Kushtetuese. Secili e intepreson siç e vlerëson, president, parlament, qeveri. Kjo është në të drejtën e tyre. Gjykata Kushtetuese është jashtë funksioni sa i takon vendimmarrjes. Pritet ngritja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të nisë procedura për emërimin e anëtarëve të rinj. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë dhe nuk gjendet një zgjidhje dhe të nisë funksionimi i shkollës së magjistraturës mund të ndodhemi para situatave të cilat nuk do dëshironim askush të ishim” u shpreh ai.