AKTUALITET, 6 Tetor 2018, 17:20

VIDEO/ Momenti kur shoferi i furgonit godet me shpulla dy nxënës

VIDEO/ Momenti kur shoferi i furgonit godet me shpulla dy nxënës

‘BalkanWeb’ ka siguruar momentet kur shoferi i furgonit që transportonte nxënës në Dibër, dhunon dy prej fëmijëve. Sipas ‘Balkanweb’ , ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, ndërsa ata që kanë filmuar aktin e rëndë kanë qenë vet nxënësit.

Në pamjet në fjalë shihet se si shoferi i mjetit godet me shpulla një djalë, ndërsa të tjerët shohin skenën. Por ai nuk mjaftohet me kaq, pasi nis të godasë dhe një tjetër fëmijë më të vogël në trup, i cili ishte duke qeshur, gjë që ka acaruar edhe më shumë shoferin.

Ky i fundit thuhet se ka qenë i dehur, ndërkohë që pak pas ngjarjes është shoqëruar në polici. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.