TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Menjëherë pas nisjes së fundjavës së fundit para Krishtlindjes, personazhe të njohur të ekranit shqiptar kanë publikuar fotot e para të udhëtimit jashtë Shqipërisë, aty ku duket se do të kalojnë këto ditë festash dhe pushimi.
Qetësohuni, nuk janë bashkë!
Kryeministri Edi Rama ishte i pari që njoftoi vizitën e tij 10 ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prej 2 ditësh ai ndodhet në Amerikë, nga ku e vetmja foto që është publikuar deri tani nga përtej Atlantikut, është ajo me këngëtarin e famshëm shqiptar, Ledri Vula.
Në foton e publikuar para një dite, Kryeministri Rama duket në humor të mirë para takimeve zyrtare. Sigurisht që nuk mund të mungonte një foto nga takimi me reperin.
Në Nju Jork ndodhet edhe blogerja Armina Mevlani, e cila me gjithë larminë e ushqimeve që serviren, ka gjetur një pjesë të Shqipërisë në SHBA. Një pjatë me groshë, që nuk e ka refuzuar as në Manhatan.
Edhe Alketa Vejsiu duket se i ka nisur pushimet e saj dimërore, por duke zgjedhur një vend plot diell. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet më në formë se kurrë duke i kthyer sytë pikërisht diellit. Fotoja e realizuar në Majami, e shfaq Alketën të veshur me veshje vere dhe nuk dihet nëse është realizuar gjatë verës apo kohët e sotme. Gjithsesi Alketa ndodhet jashtë Shqipërie këto ditë, duke qenë se edhe spektakli ka përfunduar. Të hënën e 25 dhjetorit, që përkon edhe më mbrëmjen e Krishtlindjeve do të transmetohet finalja e “Dance With Me”, që ka ditë që është regjistruar.
Moderatorja Shqiptare i ka thënë “Bye” Tiranës për të udhëtuar jashtë Shqipërie. Fundjava e ka gjetur Nevina Shtyllën në Kopenhagë të Danimarkës dhe besohet se edhe Krishtlindjet do t’i festojë atje.
Edhe fashionista e njohur shqiptare, Erisa Kaçupi do t’i festojë Krishtlindjet jashtë Shqipërisë. Fundjava e ka gjetur Erisën dhe partnerin Iv Tase, në Nju-Jorkun e zbukuruar me dritat e Krishtlindjeve dhe atmosferën e festave të fundvitit.
[gallery ids="44759,44755,44758,44752,44760,44753,44754"]