AKTUALITET, 24 Dhjetor 2017, 16:28

Grabitje në mes të ditës, pranë aeroportit ndërkombëtar në Rinas

Grabitje në mes të ditës, pranë aeroportit

Një grabitje me armë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Persona të paidentifikuar ende dhe të armatosur kanë shkuar në një pikë karburanti në Rinas, në rrugën Tiranë-Krujë dhe kanë marrë xhiron ditore.

Burimet thanë se kanë qenë dy persona të maskuar. Ata kanë marrë 140 mijë lekë nga karburanti.

Ka qenë roja i karburantit ai i cili ka denoncuar në polici grabitjen që i kishte ndodhur