AKTUALITET, 24 Dhjetor 2017, 18:10

Dhunonte gruan dhe fëmijët, arrestohet babai i alkoolizuar në Itali

Dhunonte gruan dhe fëmijët, arrestohet babai i alkoolizuar në

Një shqiptar 24-vjeçar u arrestua nga karabinierët e Askolit, Itali, pasi u kishte shkaktuar dëmtime dhe keqtrajtuar fëmijët e tij – njëri katër vjeç dhe tjetri shtatë muaj – si dhe gruas së tij.

Operacioni i kryer nga karabinierët e Çitadukale di Rieti dhe të Askolit konstatoi se, shqiptari prej kohësh abuzonte me alkoolin, çka e detyronte të sillej keq me bashkëshorten dhe fëmijët.

Por, herën e fundit, gruaja, e cila sapo ishte kthyer nga puna, e pa djalin në gjendje të rëndë, pasi i ati i kishte goditur me pëllëmba dhe grushte, duke e çuar menjëherë në spitalin Askoli Piçeno.

Mjekët kur panë dëmtimet për shkak të dhunës fizike, lajmëruan karabinierët të cilët e arrestuan shqiptarin, i cili ndodhet tashmë në burgn e Rietit.

/TPZ.AL/