TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas lajmit se Presidenti Ilir Meta i ka dhënë shtetësinë kryepeshkopit Anastas Janullatos ka ardhur dhe reagim i parë nga Greqia zyrtare.
Ministri i Jashtëm Niko Kotzias postoi një status në llogarinë e tij në Teitter, ku vlerëson vendimin e Presidentit shqiptar.
“Përshëndes vendimin e sotëm të për dhënien e shtetësisë shqiptare Kryepeshkopi të Shqipërisë, Anastasios, një njeri i mençur, nga ana Presidentit Meta. Një masë e njohjes së punës së tij të thellë humanitare dhe forcimit të besimit midis popujve tanë”, shkruan Kotzias.
Presidenti i vendit Ilir Meta në prag të Krishtlindjeve i bëri “dhuratë” shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos.
/TPZ.AL/
