TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada e Francës në Tiranë reagoi pas protestës së shoqërisë civile para Kryeministrisë, të cilët kërkuan zbardhjen e vdekjes së Florenc Beqirit në një spital në Marsejë.
Ambasada sqaron se viktimës do t’i bëhet autopsia në ditët në vijim dhe do jetë pikërisht kjo ekspertizë që do saktësojë shkaqet që sollën vdekjen e të riut shqiptar, i cili dyshohet se u dhunua në kamp, e ra në gjendje kome.
Reagimi i plotë ambasadës
“Ambasada franceze në Tiranë shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta për familjen dhe të afërmit e Florencit, një i ri shqiptar i cili vdiq në Qendrën Spitalore Nord në Marsejë. Ambasada dëshiron të njoftojë se do të kryhet një autopsi në ditët në vijim dhe se hetimet rreth rrethanave të kësaj tragjedie do të vazhdojnë”.