TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Emanuel Eboue ka humbur gjithë pasurinë, si pasojë e kësaj, ka menduar edhe të vetëvritet. Ish-mbrojtësi i Arsenal, në një intervistë për “Sunday Mirror”, ka zbuluar se si ka qenë pranë vetëvrasjes pasi humbi gjithçka në jetën e tij
34-vjeçari nga Bregu i Fildishtë dikur fitonte miliona euro në Premierligë, por tani fle në dyshemenë e shtëpisë së mikut të tij, duke larë rrobat me dorë dhe duke u fshehur nga përmbarues.
Gjatë një interviste Eboue, ka treguar se ka humbur gjyqin e divorcit dhe ish-gruaja Aurelie ka marrë gjithçka bashkë me tre fëmijët të cilët ka kohë pa i parë.
“Çdo ditë laj xhinset, rrobat, çdo gjë. Duart më janë bërë kallo. Sikur të kisha punuar në fermë. Jam brenda në shtëpi, por jam i frikësuar. Pasi nuk e di se kur do të vijë policia. Ndonjëherë i them vetes ‘Emanuel, ke qenë shumë naiv… pse nuk mendove më parë për këto gjëra?’ Është e vështirë”,shprehet ai.
Eboue ka luajtur shtatë vite tek Arsenal përpara se të kalonte te Gallatasarai në 2011, kur për tri sezone, bëri 102 paraqitje dhe shënoi pesë gola.
[gallery ids="44694,44695,44696,44684,44685,44686,44687,44688,44689,44690,44691,44692,44693"]