TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ende pa mbërritur në shtëpi trupi i pajetë i Florenc Beqirajt, nisin në Tiranë grindjet dhe deklaratat politike për vdekjen e tij. Ngjarja provokoi protesta qytetare dhe ndërsa zbulohen detaje të reja, vijnë edhe reagimet e para politike.
I pari që kërkoi një reagim më të fortë nga shteti shqiptar ishte Lulzim Basha. Sipas tij, përgjegjës është direkt për faqtkeqësinë është kryeministri Rama.
“Shkaktari dhe përgjegjësi kryesor i kësaj gjendje heshti edhe sot per vdekjen e Florencit 23 vjecar, siç hesht çdo dite për largimin masiv te shqiptareve” , shkroi ndër të tjera Basha në reagimin e tij të parë.
Ndërkohë, presidenti Ilir Meta ngushëlloi familjen përmes këshilltarëve. Në takim me nënën e Florenc Beqirajt u dha premtimi se Meta po bën përpjekjet për ta sjellë trupin e Florenc Beqiraj në Shqipëri.
Të njëjtën nismë për sjelljen e trupit të Florencit në Shqipëri e ka ndërmarrë edhe Ministria e Jashtme, me anë të ambasadës tonë në Francë.
“Ambasada po kujdeset për kryerjen e të gjitha procedurave për kthimin e trupit të të ndjerit në Shqipëri” thuhet në një njoftim të ministrisë për mediat.
Pas kësaj kakofonie të krijuar mbi trupin e Florenc Beqirajt, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e pa të udhës të shpërndajë edhe një thirrje për aktorët politikë, që “të dëshmojnë urtësi e të mos bien në kurthin e instrumentalizimit politik të kësaj fatkeqësie”/Lapsi.al
Lexoni statuset e plota
[gallery ids="44742,44740,44741,44739"]