AKTUALITET, 24 Dhjetor 2017, 18:31

Vodhi veshje lëkure firmato, arrestohet shqiptari 21-vjeçar

Vodhi veshje lëkure firmato, arrestohet shqiptari 21-vjeçar

Hyri në një shtëpi në Levane, në komunën e Montevarkit (Areco) dhe, pasi vodhi gjashtë mijë euro, u largua i bindur se nuk do ta kapnin, por brenda pak kohe u arrestua.

Sipas Firenzepost.it, bëhet fjalë për një shqiptar 21-vjeçar, me banim të rregullt në Itali, i cili kishte hyrë në një apartament duke vjedhur sende ari, orë dhe veshje lëkure të markave të njohura.

Djaloshi u kap jashtë banesës, por i shpëtoi një karabinieri, por menjëherë një patrullë e gjeti dhe arrestoi.

Të gjitha sendet e vjedhura iu kthyen të zotit.

21-vjeçari tani gjendet në burgun e Arecos.

/TPZ.AL/