TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati u shpreh për “Të Paekspozuarit” se kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij janë teknokrat. Më tej Bushati tha se Rama është një klloun i cili po trajtohet si klloun, bashkë me maskën e hajdutit. Analisti u shpreh se kryeministri Edi Rama u diskretitua nga studentët gjatë takimit në auditoret e universitetit. Sipas Bushatit Rama, sot ngjason me Adil Çarçanin, ish-kryeministrin gjatë komunizmit.
“Nuk besoj që sot ka njerëz që kanë dyshime se Edi Rama dhe qeveria e tij janë teknokrat. Çfarë po bën ky sot? Ndërkohë që thotë do japë PPP sepse nuk kam para, çfarë po bën nga ana tjetër? Po shton devidentin, që do të thotë se lekët shkojnë për makina luksoze.
Rama bën rolin e një kllouni, sepse merrej duke shpërndarë çertifikatat e pronësisë me qytetarët.
Ajo që po ndodh sot me Ramën është se kllouni për herë të para po trajtohet si klloun, bashkë me maskën e hajdutit. Ju e keni parë se si e kanë diskretituar studentët në takimet që ai po bën, dhe ky që lutet hajde takohemi, të gjithë po e refuzojnë. Edi Rama sot është një klloun hajdut që ngjason me Adil Çarçanin. TPZ.AL