AKTUALITET, 27 Shtator 2018, 21:30

Skandali i përdhunimit nga djali i deputetit, Basha sulmon Report TV: Ka marrë para nga Rama

Skandali i përdhunimit nga djali i deputetit, Basha sulmon Report TV: Ka

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për skandalin me përdhunimin e një vajze nga djali i deputetit Rrahman Rraja. Basha tha se viktima jo vetëm është dhunuar dhe torturuar, por vijon t'i bëhet presion.

Lulzim Basha u ndal edhe tek mediat që transmetuan intervistën e vajzës ku ajo tërhiqte deklaratën. Basha sulmoi Report TV dhe u shpreh se ky televizion merr para nga kryeministri Rama.

"Report TV që ka marrë miliona euro nga Edi Rama dhe këtu qëndron interesi ekonomik", u shpreh Basha. 

Kreu i PD-së lëshoi akuza për Taulant Ballën të cilin e quajti, "një bandit që ka bërë miliona me bandat kriminale".

/TPZ.AL/