TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në News 24, ku ka debatuar me analistin Andi Bushati, lidhur me propozimin e opozitës për vettingun politik.
Bushati: Sipas mendimit tim, gjithë kjo e vettingut të politikanëve është një flluskë sapuni. Ose është një qasje tejet naive për të bërë politikë, ose një shtrirje dore për një 18 maj numër dy, marrëveshje me Ramën. Ajo që ju thoni, dekriminalizimi, qe një ftiore e juaja, por edhe një dështim. Ju fituat dekriminalizimin, Rama fitoi zgjedhjet. Çështja është do punojmë për të përmirësuar Edi Ramën, apo për të shporrur Edi Ramën? Ka marrë fund kjo histori, ju ka gënjyer. Keni forcë ta flakni tej, apo doni lëmoshë prapë nga Edi Rama? E bëni edhe vettingun ju, por ai fiton zgjedhjet.
Basha: Kjo na çon menjëherë tek procesi dhe jo tek përmbajtja. A është problem që kemi politikanë të lidhur me krimin?
Bushati: Si largohen, me marrëveshje?
Basha: Nuk ka për të pasur më asnjë negociatë me Edi Ramën,
Bushati: Nuk jeni i besueshëm këtu, ju thatë nuk futemi në zgjedhje me Edi Ramën dhe u futët.
Basha: E kam bërë betejën time derisa më latë të gjithë ju vetëm.
Roli im është t'ju bind ju që roli ynë nuk është vetëm të largohet Rama, por të mos vijë një Ramë tjetër në pushtet. Duhet vettingun në politikë dhe komponenti ekonomik, shporrja e oligarkëve dhe komponenti mediatik
Bushati: Ke zgjedhjet për pak muaj, do hysh dhe do dalësh katastrof, sepse me këto që numërove nuk mund të fitosh.
/TPZ.AL/