AKTUALITET, 28 Dhjetor 2017, 15:49

VIDEO/ Del për herë të parë në publik, zv. shef i SHISH shkon në zyrën e Arta Markut

VIDEO/ Del për herë të parë në publik, zv. shef i SHISH

Paraditen e sotme, Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo u takua “kokë më kokë” me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku.

“BalkanWeb” mëson se Artan Bendo ka mbërritur rreth orës 13:00 në zyrën e Kryeprokurores e kanë bisseduar për disa minuta në zyrën e saj, pa praninë e mediave.

Ndonëse arsyeja e këtij takimi mbetet sekrete, kjo mund të konsiderohet si dalja e parë në publik e zotit Bendo.

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë edhe momentin kur kreu i SHISH-it lë zyrën e kryeprokurores.

Për zonjën Marku mund të konsiderohet kjo si një ditë intensive pune, pasi pak para Bendos ajo priti në zyrë ambasadoren gjermane të akredituar në Tiranë, Susanne Schütz.