TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se situata në Bakhmut është shumë e vështirë. Ai pohoi se “vendimet përkatëse” do të merren nëse trupat ukrainase janë në rrezik të rrethimit.
Gjatë një konference për shtyp në Poloni, udhëheqësi ukrainas tha se gjëja më e rëndësishme për të ishte mbrojtja e jetëve të ushtarëve. Kujtojmë se Bakhmut, një qendër minierash dhe transporti, ka qenë në fokus të ofensivave ruse për muaj të tërë.
Presidenti Zelensky e ka cilësuar qytetin si simbolikisht dhe politikisht të rëndësishëm për të ruajtur vullnetin e popullsisë ukrainase për të vazhduar luftën kundër Rusisë.