BOTA, 5 Prill 2023, 16:33

Tronditëse në Brazil/ I riu futet në një çerdhe dhe sulmon të miturit me sëpatë, 4 viktima dhe 4 të plagosur

Tronditëse në Brazil/ I riu futet në një çerdhe dhe

Katër fëmijë kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një 25-vjeçar kaloi murin rrethues të çerdhes dhe sulmoi të miturit me sëpatë.

Mediat e huaja raportojnë se të miturit janë të moshave deri në 2 vjeç.

Në një postim në Twitter, presidenti Luiz Inácio Lula da Silva e quajti sulmin një monstruozitet. “Monstruozitet, akt të papranueshëm, absurd urrejtjeje dhe frikacak kundër fëmijëve të pafajshëm dhe të pambrojtur”, shkroi ai.