BOTA, 4 Prill 2023, 20:14

Arrestimi i Trump, Shtëpia e Bardhë nuk ka asnjë reagim

Arrestimi i Trump, Shtëpia e Bardhë nuk ka asnjë reagim

Teksa SHBA po përballet me një ngjarje të paprecedentë, ku një president do të përballet me 30 akuza, Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë asnjë reagim. BBC shkruan se pavarësisht kësaj ngjarje, Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur të heshtë në lidhje me akuzën dhe arrestimin e Trump në Nju Jork.

Konferenca e sotme në Shtëpinë e Bardhë, nisi  me çështje të tjera – kryesisht pranimi i Finlandës në NATO.

Megjithatë, shpejt erdhi pyetja e parë në lidhje me aktakuzën e Trump.

“Ky është një rast në zhvillim dhe ne thjesht nuk do të komentojmë. Presidenti do të përqendrohet te populli amerikan, siç bën çdo ditë,”, tha sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre.