BOTA, 4 Prill 2023, 19:57

Arrestimi i ish-presidentit/ Trumpit do t’i merren shenjat e gishtave dhe...Çfarë pritet të ndodhë sot në gjyq

Arrestimi i ish-presidentit/ Trumpit do t’i merren shenjat e gishtave

Padyshim që arrestimi ish-presidentit Donald Trump ka ‘tronditur’ politikën amerikane. Teksa ai e priste prangosjen, ka shumë dilema se si do të zhvillohet kjo çështje.

BBC shkruan se Donald Trump do të dalë në gjyq brenda orës së ardhshme në gjykatën në Manhatan.

Atij do t'i merren shenjat e gishtave dhe më pas do të plotësohen dokumentet standarde të arrestit. Më pas ai do të paraqitet para një gjyqtari, i cili do t'i lexojë listën e plotë të akuzave.

Ekipi i tij ligjor më herët tha se ai nuk do të vihej në pranga. Kjo dhe me shpresën se ish-presidenti nuk ka gjasa që të shpëtojë apo të dëmtojë dikë.

Ndërkohë ish-Presidenti Donald Trump reagoi në rrjetet sociale, teksa ishte rrugës për në zyrën e prokurorit, duke shkruar: “Duke u nisur për në Manhatanin, në Gjykatë. Duket kaq SUREALE – WOW, ata do të më arrestojnë. Nuk mund të besohet se kjo po ndodh në Amerikë.”