TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ndodhet në kujdesin intensiv në spitalin San Raffaele në Milano, tha një burim i Reuters. Sipas "Corriere della Sera", Berlusconi mbërriti në spital me vështirësi në frymëmarrje. Gjendja e ish-kryeministrit tani për tani është stabile.
Manjati i medias, miliarderi 86-vjeçar dhe katër herë kryeministër, është përballur me një sërë problemesh shëndetësore vitet e fundit dhe doli nga spitali javën e kaluar.
Berluskoni i është nënshtruar një operacioni të madh në zemër në vitin 2016 dhe gjithashtu ka vuajtur nga kanceri i prostatës. Ai është shtruar në spital vazhdimisht gjatë dy viteve të fundit pasi u infektua me Covid-19 në 2020.