TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak para arrestimit, ish-Presidenti Donald Trump postoi një mesazh në ‘Truth Social’ teksa ishte rrugës për në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhatanit dhe gjykatës, ku do të përballej me akuzat ndaj tij.
“Duke u nisur për në Manhatanin e Poshtëm, në Gjykatë. Duket kaq Surreale, wow, ata do të më arrestojnë. Nuk mund të besohet se kjo po ndodh në Amerikë!”, shkruan Trump.
AKUZAT
Trump pritet të akuzohet për një krim lidhur me pretendimet se ai fshehu pagesën e parave, për të blerë heshtjen e Stormy Daniels, ish aktore e filmave pornografikë, për një raport seksual që ata kishin patur.
Zonja Daniels pretendon se ajo dhe Trump kanë kryer marrëdhënies seksuale dhe se ajo ka pranuar 130,000 dollarë nga ish avokati i Trump, Michael Cohen, para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në këmbim të heshtjes.
Pagesa e parave si kompensim në këmbim të heshtjes, nuk është në fakt e paligjshme. Por, telashet e ish presidentit vijnë për shkak të mënyrë se si e ka regjistruar ai këtë pagesë.
Ai akuzohet për falsifikimin e dokumentacionit të biznesit duke thënë se pagesa ishte për tarifat ligjore ndaj avokatit.
Pagesa u bë gjithashtu një muaj para zgjedhjeve presidenciale dhe kritikët e Trump pretendojnë se paratë e paguara, janë në shkelje të rregullave të fushatës.
Ish avokati i Trump, Michael Cohen ka dëshmuar nën betim, se Trump i kishte dhënë atij pagesën e heshtjes prej 130,000 dollarësh, disa ditë para zgjedhjeve të vitit 2016.
Trump ka mohuar të ketë shkelur ligjin me këtë pagesë. Ai e konsideron procedimin ndaj tij, si sulm politik.