BOTA, 4 Prill 2023, 19:39

Nga frika e Covid-it te paranoja për atentatet, dezertori rus rrëfen të pathënat e Putinit: Izolohet në bunkerin e tij

Nga frika e Covid-it te paranoja për atentatet, dezertori rus rrëfen

Një oficer i mbrojtjes, bashkëpunëtor i afërt me presidentin Vladimir Putin dhe që është larguar nga Rusia e ka cilësuar kreun e Kremlinit si “kriminel lufte”.

Gleb Karakulov, është një kapiten në Shërbimin Federal të Gardës, i cili u arratis përmes Stambollit nga vendi i tij, ndërsa zbuloi disa detaje mbi presidentin Putin.

35-vjeçari  zbuloi se Putin është paranojak për sigurinë e tij personale dhe tentativat për vrasje aq sa ai vendos të qëndrojë “në bunkerin e tij” në vend që të bëjë udhëtime si dikur. Putin po ashtu trembet nga virusi Covid dhe përpiqet të izolohet sa më shumë.

Megjithatë, ai është në gjendje të mirë shëndetësore për vitet që ka mbi supe, ka zbuluar dezertori rus duke hedhur poshtë gjithë pretendimet për shëndetin e keq të Putinit.

Mes të tjerash ai tha se Putini është aq i shqetësuar për përgjimet nga agjenturat e Perëndimit, saqë merr me vete një kuti të posaçme në udhëtimet jashtë vendit për të parandaluar rrjedhjen e bisedimeve të tij sekrete.