TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas tentativës për ‘grusht’ shteti të nisur ditën e shtunë, e më pas njoftimin për arritjen e një marrëveshjeve me Putinin, kreu i grupit mercenar Wagner, Prigozhin, është bërë i ‘gjallë’.
Ai ka shpërndarë një audio mesazh rreth 11 minuta të gjatë ku ka bërë me dije se pavarësisht ofertës së Kremlinit që të gjithë ata mercenarë që nuk pranuan të marshonin apo u tërhoqën para marrëveshjes, mund të nënshkruanin një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes ruse, asnjë pjesëtar i Wagner nuk e bëri diçka të tillë.
“Më 1 korrik Wagner do ndalonte së ekzistuari”, tha ai, duke shtuar se qëllimi i tij dhe i Wagner nuk ishte përmbysja e qeverisë ruse.
“Ne nuk marshuam për të përmbysur udhëheqjen e Rusisë. Qëllimi i marshimit ishte shmangia e shkatërrimit të Wagner-it dhe kërkimi i llogarisë ndaj zyrtarëve që me veprimet e tyre joprofesionale kanë bërë një numër të madh gabimesh”, tha ai.
Prigozhin vijoi se pjesëtarët e Wagner nuk ndjehen mirë që u detyruan të godisnin aviacionin rus dhe se arsyeja e vërtetë që u kthyen nga marshimi drejt Moskës ishte shmangia e derdhjes së gjakut të ushtarëve rusë.
“Ne ishim në një marshim për të demonstruar protestën tonë, jo për të rrëzuar qeverinë”, pretendon lideri i Wagner.