BOTA, 26 Qershor 2023, 19:33

U akuzua për tradhti, gjykata ruse dënon me 12 vite burg shkencëtarin e njohur

U akuzua për tradhti, gjykata ruse dënon me 12 vite burg

Shkencëtarin Valery Golubkin është dënuar me 12 vjet burg nga një gjykatë ruse, teksa akuzohet  për tradhti. Sipas trupës gjykuese, ai u shpall fajtor sepse u kishte dhënë sekreteve shtetërore "përfaqësuesve të organizatave të huaja".

Golubkin ishte punonjës i Departamentit të Aerohydromekanikës Teorike dhe të Aplikuar në Institutin e Fizikës dhe Teknologjisë në Moskë. Gjykata nuk dha detaje të tjera për rastin.

Shkencëtari Golubkin u arrestua në fund të vitit 2020 nën dyshimet se i kishte dhënë sekrete një vendi të paspecifikuar anëtar të NATO-s. Në atë kohë, avokati i tij tha se Gobulkin i mohon akuzat ndaj tij.

Gjatë viteve të fundit një numër shkencëtarësh rusë janë arrestuar dhe akuzuar për tradhti nën dyshimet se u kanë dhënë shtetasve të huaj materiale sensitive.

Kritikët e Kremlinit thonë se arrestimet ndodhin ndonjëherë nga paranoja e pabazë, diçka që autoritetet e mohojnë.

Në fillim të muajit Moska ngriti një çështje penale kundër një prej tre shkencëtarëve rusë të raketave hipersonike të arrestuar nën dyshimet për tradhti.