TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtoresha e Kërkimeve në Shoqatën Evropiane të Ekspertëve në Ukrianë, Maria Avdeeva, ka shpërndarë në Twitter pamje nga festivali i përvitshëm “Kharkiv Music Fest”, i cili këtë fund marsi u mbajt në ambientet nëntokësore të një metroje, për shkak të bombardimeve ruse.
“Kharkiv Music Fest – një nga festivalet më të mira ndërkombëtare të muzikës klasike në Ukrainë ishte planifikuar të fillonte më 26 mars. Askush nuk mund ta imagjinonte se në vend të kësaj do të kishte një koncert në metro. Por ja ku jemi në ditën e 31 të luftës”, shkruan Avdeeva në Twitter.
Kharkiv Music Fest - one of the best international classical music festivals in Ukraine was scheduled to start on March 26. No one could have imagined that instead there would be a concert in the subway. But here we are on the day 31 of the war. pic.twitter.com/1uyzHhGeId
— Maria Avdeeva (@maria_avdv) March 26, 2022
Kharkiv rezulton qyteti i dytë më i bombarduar i Ukrainës pas Mariupolit, me trupa të grumbulluar në oborrin e morgjeve dhe raketa që bien çdo ditë.
Por edhe në këto kushte, qytetarët gjejnë forcë për ta mbajtur moralin e tyre lartë dhe të mbajnë koncertin më të paimagjinueshëm ndonjëherë.
“Ne jemi të frikësuar, por duhet t’u tregojmë njerëzve se situata është nën kontroll dhe çdo ditë po i afrohemi fitores,” tha guvernatori Oleh Synyehubov për "Observer".