TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ukraina konsiderohet si një nga eksportuesit më të mëdhenj të drithërave në botë, por lufta që ka hyrë në muajin e dytë të saj tashmë po vë në diskutim prodhimin dhe eksportin e produkteve ushqimore.
Ministri i Bujqësisë në Ukrainë ka deklaruar sot se situata në lidhje me eksportin e drithërave po përkeqësohet nga dita në ditë.
Kjo tha ai mund të jetë shqetësuese për vendet që mbështeten në burimet e Ukrainës për furnizimin me ushqime.
Ministri shtoi se prodhimi i grurit po bëhet në ato zona të Ukrainës që nuk janë pushtuar nga rusët, por e vetmja mënyrë për të zgjedhur krizën është përfundimi i luftës.