TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke folur nga Varshava pasditen e së shtunës, ka sjellë në vëmendje betejën mes komunizmit dhe Perëndimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ishte një “betejë për liri”, tha ai, “mes lirisë dhe shtypjes.”
Lufta aktuale në Ukrainë nuk do të përfundojë shpejt, paralajmëroi presidenti amerikan ndërsa shtoi se njerëzit duhet të përgatitin vetën për një luftë të gjatë që na pret.
“Rusia e ka mbytur demokracinë,” tha ai.
Joe Biden u shpreh po ashtu se pretendimi i liderit rus Vladimir Putin për të “de- nazistuar” Ukrainën është i turpshëm. Kurse, mesazhi për popullin e Ukrainës ishte: “Ne qëndrojmë me ju, pikë.” Ndërkohë, CNN raporton se disa dhjetëra kilometra larg nga kufiri me Poloninë, një tjetër raketë është hedhur nga rusët në qytetin e Lviv-it.