TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ka deklaruar ditën e sotme se Turqia është gati të mirëpresë oligarkët rusë të sanksionuar nga vendi i tij si turistë dhe si investitorë për sa kohë çdo marrëveshje biznesi bëhet brenda kuadrit të ligjit ndërkombëtar.
Turqia ka qenë në qendër të vëmendjes këtë javë pasi në ujërat e saj mbërritën dy superjahte luksoze që thuhet se i përkasin oligarkut rus Roman Abramovich, duke anashkaluar kështu sanksionet perëndimore.
Secili prej tyre kap një vlerë që arrin deri në 600 milion dollarë ose më shumë. Turqia tha se kjo është një lëvizje legjitime për sa kohë jahtet mbeten jashtë ujërave territoriale të vendeve që kanë vënë sanksione.
Duke folur për Hadley Gamble të CNBC në Forumin Doha, Katar, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se çdo aktivitet duhet të jetë i ligjshëm.
“Ne zbatojmë sanksione të miratuara nga OKB, kështu që nëse ndonjë qytetar rus dëshiron të vizitojë Turqinë, sigurisht, ata mund të vizitojnë Turqinë. Tani rusët po vijnë për të vizituar Turqinë, nuk është problem,” tha ai.