BOTA, 26 Mars 2022, 16:14

Lufta në Ukrainë/ Shpërthime të fuqishme në Lviv

Lufta në Ukrainë/ Shpërthime të fuqishme në Lviv

Disa shpërthime janë dëgjuar në qytetin e Lvivt në Ukrainë.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters. Agjencia e lajmeve citon një dëshmitar okular.

Këshilli i qytetit shtoi se tre shpërthime janë dëgjuar, ndërsa thuhet se një kullë komunikimi ishte shënjestra.

Lviv, i cili është afër kufirit me Poloninë, ka qenë relativisht i sigurt nga sulmet ruse dhe ka qenë qyteti ku njerëzit po shkojnë për të shpëtuar.