BOTA, 26 Mars 2022, 17:31

Lufta, Presidenti finlandez e pranon: Do të kishim probleme me Rusinë nëse futemi në NATO

Lufta, Presidenti finlandez e pranon: Do të kishim probleme me Rusinë

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, tha se vendi i tij ka të ngjarë të jetë në shënjestër të luftës kibernetike ruse dhe mund të përballet me shkelje të kufijve nëse vendos të kandidojë për anëtarësim në NATO.

Sipas mediave të huaja, disa sondazhe në javët e fundit kanë treguar se shumica e finlandezëve tani mbështesin anëtarësimin.

Presidenti Sauli Niinisto tha në një intervistë se avantazhi më i madh do të ishte “për të marrë një efekt parandalues”.

Por, gjithashtu ai vuri në dukje rrezikun e sjelljes destabilizuese nga ana e Rusisë gjatë një procesi pranimi, i cili do të zgjaste me muaj tensionet në kufi, shkeljet e mundshme “të fuqishme” të kufirit dhe territorit.