BOTA, 26 Mars 2022, 20:51

“Putini nuk duhet të qëndrojë më në pushtet”/ Kremlini i përgjigjet presidentit Biden: Nuk e vendos ti këtë, i takon popullit rus

“Putini nuk duhet të qëndrojë më në

Rusia i është përgjigjur komenteve të presidentit amerikan, Joe Biden, të bëra nga Varshava, se homologu i tij rus Vladimir Putin “nuk duhet të qëndrojë në pushtet”.

Zëdhënësi i Kremlinit Dimitry Peskov, u shpreh se nuk i takon presidentit Biden të vendosë në lidhje me këtë çështje, por popullit rus nëpërmjet votës.

“Nuk i takon zotit Biden të vendosë për këtë. Ajo çështje duhet të mbetet vetëm në zgjedhjen e popullit të Federatës Ruse,” tha për CNN zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Deklarata e Biden: Presidenti rus Vladimir Putin nuk duhet të qëndrojë më në pushtet dhe lufta e tij kundër Ukrainës ka qenë një dështim strategjik për Moskën.