BOTA, 26 Mars 2022, 21:25

Nga mbrojtja e infrastrukturës së qeverisë te siguria kufitare, SHBA ofron miliona dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën

Nga mbrojtja e infrastrukturës së qeverisë te siguria kufitare,

SHBA synon t’i sigurojë Ukrainës 100 milionë dollarë shtesë si ndihmë civile për sigurinë.

Fondet do të shkojnë në ndërtimin e kapaciteteve të ministrisë së punëve të brendshme të Ukrainës me synimin për “sigurinë kufitare, ruajtjen e funksioneve të zbatimit të ligjit civil dhe mbrojtjen e infrastrukturës qeveritare”, tha Antony Blinken, Sekretari i Shtetit i SHBA.