TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër gjeneral rus, gjenerallejtënant Yakov Rezantsev, është vrarë në një sulm, raporton BBC.
Rezantsev ishte komandanti i ushtrisë së kombinuar të 49-të të Rusisë. Një zyrtar perëndimor thotë se ai është gjenerali i shtatë që vdes në Ukrainë dhe gjenerallejtënant i dytë, oficeri më i lartë i raportuar se është vrarë.
Mendohet se morali i ulët mes trupave ruse i ka detyruar oficerët e lartë të afrohen në vijën e frontit.
Mediat ukrainase raportojnë se gjenerali u vra në bazën ajrore Chornobaivka, të cilën Rusia e përdor si post komandimi dhe është sulmuar disa herë nga ushtria ukrainase.