TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga Varshava nga ku po mban një fjalim, presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar liderin rus Vladimir Putin që “as të mos e mendojë që të afrohet në territorin e NATO-s".
Gjatë fjalës së tij, presidenti amerikan tha po ashtu se sanksionet janë e vetmja gjë që do ta bëjnë Moskën të ndryshojë drejtimin.
Sipas presidentit amerikan, të gjitha demokracitë e botës e kanë përgjegjësi që ta ndihmojnë Ukrainën, kurse për Rusinë, “lufta ka qenë një dështim strategjik.”
Për Joe Biden, lideri rus e ka llogaritur keq përgjigjen e ukrainasve dhe për këtë arsye Putin ka treguar “se nuk është student i mirë i historisë”.
Po ashtu, presidenti amerikan tha se nuk beson që qytetarët e zakonshëm rusë e mbështesin luftën.