TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Sa i përket përpjekjes së fundit të Putinit për të luajtur me jetët njerëzore, paralajmërimet për sulm ajror janë duke u dhënë në të gjithë Ukrainën.
Në orën 17:15, në qiellin tonë u zbuluan drone sulmuese ruse”, kështu shkruan në rrjetin social Twiter, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, pasi Rusia deklaroi armëpushimin për Pashkë.
“Mbrojtja ajrore dhe aviacioni ukrainas tashmë kanë filluar punën për të na mbrojtur. Dronët e shquar në qiejt tanë zbulojnë qëndrimin e vërtetë të Putinit ndaj Pashkëve dhe jetës njerëzore”, thotë ndër të tjera në mesazhin e postuar në rrjetet sociale, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Tingujt e shpërthimeve dëgjohen në Kiev, ku forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan dronët rusë të nisur kundër kryeqytetit.
Kështu deklaroi kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, teksa po afrohet fillimi i armëpushimit të Pashkëve të shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin. “Forcat e mbrojtjes ajrore po punojnë për dronët e armikut në bregun e majtë të kryeqytetit.
Qëndroni në strehimore”, tha kryebashkiaku në Telegram, cituar nga RBC Ukraine. Disa minuta më parë, administrata ushtarake e qytetit raportoi se mbrojtja ajrore ishte aktivizuar pas një alarmi të ngritur për sulmet në kryeqytet.