TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtëpia e Bardhë ka ringjallur teorinë sipas së cilës Covid-19 ka dalë nga një laborator kinez, duke publikuar versionin e ri të një faqeje interneti që e paraqet këtë si "origjinën e vërtetë" të pandemisë. Këtë e raportojnë mediat amerikane.
Faqja e internetit Covid.gov, e cila më parë ishte përqendruar në promovimin e informacionit mbi vaksinat dhe testet, tani paraqet një imazh në ekran të plotë të Donald Trump-it dhe kritikon politikat kundër pandemisë të zbatuara nga ish-presidenti Joe Biden. Faqja gjithashtu kritikon Anthony Fauci, ish-ekspertin për Covid-in në ekipin e Bidenit, për mbështetjen e asaj që e cilëson si "rrëfimi sipas të cilit Covid-19 kishte origjinë natyrore."
Në faqe paraqiten gjithashtu pesë pika që synojnë të forcojnë teorinë e daljes nga laboratori, duke theksuar se Wuhan, vendi ku u regjistrua rasti i parë i njohur me koronavirusin, është gjithashtu vendndodhja e "laboratorit kryesor të kërkimeve mbi Sars" në Kinë, dhe ka një histori kërkimesh të kryera me "nivela të pamjaftueshme të biosigurisë."
“Në bazë të thuajse të gjithë parametrave shkencorë, nëse do të kishte pasur prova për një origjinë natyrore, ato tashmë do të kishin dalë në dritë. Por kjo nuk ka ndodhur,” thuhet në faqe.
Teoria e daljes nga laboratori, e cila dikur u cilësua si një teori konspirative, ka rifituar popullaritet në Shtetet e Bashkuara kohët e fundit, sidomos pas një dokumenti të Kongresit që e riktheu këtë hipotezë në vëmendje. Edhe pse debati mbetet i pazgjidhur – si shkencërisht ashtu edhe politikisht – agjenci amerikane si Byroja Federale e Hetimeve (FBI) dhe Departamenti i Energjisë kanë shprehur mbështetje për këtë tezë.
Në fillim të këtij viti, CIA ndryshoi pozicionin e saj zyrtar mbi origjinën e virusit, duke deklaruar se është "më e mundshme" që ai të ketë dalë nga një laborator kinez sesa të jetë transmetuar nga kafshët. Kjo vlerësim ka nxitur kritika nga Kina, e cila e ka quajtur këtë “jashtëzakonisht të pamundur.”