TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë me rastin e festës së Pashkës. Lajmi u bë publik të shtunën e Madhe nga Kremlini, përmes një deklarate në rrjetin social Telegram.
Sipas njoftimit, Rusia do të ndalojë të gjitha operacionet ushtarake duke nisur nga ora 18:00 e së shtunës (me orën e Rusisë dhe Greqisë), deri në mesnatën e datës 21 prill.
“Forcat tona duhet të jenë të përgatitura për të përballuar çdo shkelje të mundshme të armëpushimit dhe provokim nga armiku,” thuhet në deklaratë, duke paralajmëruar për mundësinë e veprimeve agresive nga pala ukrainase.
Moska ka bërë thirrje që edhe Ukraina të ndjekë shembullin e saj dhe të respektojë ndalimin e përkohshëm të luftimeve. Deri më tani, Kievi nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj propozimit të Kremlinit.
Ky zhvillim vjen pas raportimeve se Donald Trump mund të njohë aneksimin e Krimesë nëse zgjidhet sërish president i SHBA.