BOTA, 19 Prill 2025, 13:40

"Shtypi jashtë!", incidenti në Shtëpinë e Bardhë që ndaloi fjalimin e Trump, mediat publikojnë detaje (Video)

"Shtypi jashtë!", incidenti në Shtëpinë e

Dje ndodhi një incident i vogël gjatë fjalimit të presidentit amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, kur humbi ndjenjat mbesa 11-vjeçare e Kardiologut të njohur turko-amerikan Mehmet Oz.

Vetëm disa çaste pasi dr. Oz bëri betimin si administrator i Qendrave për Shërbime Medicare dhe Medicaid nën administratën Trump, 11-vjeçarja Philomena Bijou humbi ndjenjat.

Revista People ishte e para që publikoi videon e ngjarjes.

“Philo humbi ndjenjat! Philo humbi ndjenjat! Babi, shko”, bërtiti Daphne Oz, vajza e dr. Oz, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të tij, çka bëri që lideri amerikan të ndërpriste fjalimin për Iranin.

Stafi i kërkoi gazetarëve të linin sallën dhe të ndalonin së fotografuari. Më pas, nëna e vajzës e nxori atë jashtë. Edhe pse momenti i ngjarjes nuk u filmua, në pamje dukej që Philomena ishte e zbehtë kur po e nxirrnin nga dhoma. Më vonë, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi për People se vajza kishte humbur ndjenjat.

“Një anëtar i ri i familjes humbi ndjenjat gjatë ceremonisë së betimit të dr. Oz në Zyrën Ovale. Jemi të lumtur të njoftojmë se ajo tani është mirë”, tha zëdhënësi.

Ish-prezantuesi i emisionit Dr. Oz Show bëri betimin para ministrit të Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., përpara incidentit. 

"Shtypi jashtë!", incidenti në Shtëpinë e