TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ekskursion me balonë me ajër të nxehtë në Praia Grande të Brazilit është shndërruar në tragjedi, kur balona shpërtheu papritur në flakë gjatë fluturimit dhe u rrëzua, duke shkaktuar vdekjen e 8 personave.
Piloti i balonës, ndërsa shporta përfshihej nga flakët, bërtiste në dëshpërim duke u kërkuar pasagjerëve të hidheshin për të shpëtuar jetën. “Nuk e di nëse djegësi rezervë u ndez vetë apo u la ndezur, por aty nisi gjithçka,” rrëfeu ai për hetuesit.
Skenat që pasuan ishin tronditëse. Një dëshmitar okular tha:
“Pamë dy persona duke u rrëzuar, të mbështjellë nga flakët. Shporta u përmbys dhe pastaj u përplas në tokë.”
Një tjetër banor i zonës, që arriti në vendngjarje pak pas aksidentit, tregon:
“Gjeta një grua të mbuluar me baltë, plotësisht e shokuar, dhe një burrë që çalonte i lënduar.”
Në total, nga 21 pasagjerët në bord, 13 kanë mbijetuar, ndërsa 8 kanë humbur jetën tragjikisht. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale shfaqin balonën e përfshirë nga tymi dhe flakët, duke rënë në mënyrë të pakontrolluar drejt tokës.
Hetimet po vazhdojnë, ndërsa autoritetet dyshojnë se erërat e forta në mom
O balão que caiu em Praia Grande, Santa Catarina, depois de pegar fogo tinha um cesto de seis metros de largura e capacidade para até 24 pessoas. O voo tinha duração de 45 minutos, e o balão podia subir a até mil metros de altura. Cada passageiro pagava R$ 550 pelo passeio… pic.twitter.com/0q2LvlmKUE
— GloboNews (@GloboNews) June 21, 2025