TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoritetet iraniane kanë arrestuar një shtetas gjerman, të akuzuar për spiunazh në zona të ndjeshme ushtarake dhe bërthamore. Sipas Televizionit Shtetëror Dy, i cili publikoi një reportazh të detajuar, i ndaluari është përshkruar si “një hebre me shtetësi të dyfishtë gjermane dhe spiun”.
Ai dyshohet se ka hyrë në Iran me vizë turisti, ndërsa në realitet kishte filmuar zona të ndaluara në disa provinca, përfshirë Markazin, Isfahanin dhe Teheranin. Autoritetet pretendojnë se ai ka kryer “dhjetëra veprime spiunazhi dhe sabotimi”.
Arrestimi vjen mes tensioneve të përshkallëzuara midis Iranit dhe Izraelit, ku kohët e fundit janë ndaluar edhe disa persona të tjerë të dyshuar për lidhje me shërbimet izraelite.