TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit po hyn në javën e tij të dytë, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë nisur evakuimin e qytetarëve amerikanë nga Izraeli. Lajmin e bëri të ditur ambasadori amerikan në Tel Aviv, Mike Huckabee.
“Departamenti i Shtetit ka filluar fluturimet e asistuara të largimit nga Izraeli,” shkroi Huckabee në rrjetin social X, duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që dëshirojnë të evakuohen, të plotësojnë formularin e regjistrimit për largim.
Ambasadori ndau edhe udhëzime sigurie për qytetarët që ndodhen ende në Izrael, duke i këshilluar të informohen për vendndodhjen e strehimoreve kundërajrore dhe të jenë të përgatitur për çdo përshkallëzim të mundshëm të situatës.
Departamenti i Shtetit ka qenë në gatishmëri për disa ditë, ndërsa përplasja mes Izraelit dhe Iranit vazhdon të thellohet. Ndërkohë, presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e përfshirjes ushtarake të SHBA-së në konflikt, në rast të një përshkallëzimi të mëtejshëm.