BOTA, 21 Qershor 2025, 19:50

FOTO/ Superjahti Bayesian i fundosur nxirret nga shtrati i detit pranë Siçilisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e shkakut të tragjedisë

FOTO/ Superjahti Bayesian i fundosur nxirret nga shtrati i detit pranë

Superjahti Bayesian është nxjerrë nga shtrati i detit gati një vit pasi u fundos në brigjet e Siçilisë, ku shtatë nga 22 personat në bord humbën jetën Zyrtarët italianë thanë se jahti luksoz, do të mbahet nga një vinç për një sërë inspektimesh të kërkuara nga zyra e prokurorit publik. Më vonë do të nxirret plotësisht nga uji. Anija Bayesiane ishte në pronësi të manjatit britanik të teknologjisë Mike Lynch, i cili vdiq në incident së bashku me vajzën e tij 18-vjeçare Hannah dhe pesë persona të tjerë.

Muajin e kaluar, një hetim i vazhdueshëm zbuloi se Lynch dhe ekuipazhi nuk ishin në dijeni të disa prej dobësive të anijes, duke përfshirë edhe faktin se shpejtësia e erës mbi 73 mph mund ta rrëzonte atë. Pamjet nga operacioni i shpëtimit tregojnë trupin e anijes 56 metra të gjatë (183 këmbë), e cila duket dhumë e dëmtuar dhe e mbuluar me baltë, duke u ngritur nga vinçat.