BOTA, 21 Qershor 2025, 20:35

Irani pa internet për tre ditë, autoritetet: Sulmet kibernetike u zmbrapsën, lidhja rikthehet sot

Irani pa internet për tre ditë, autoritetet: Sulmet kibernetike u

Pothuajse 91 milionë banorë të Iranit kanë mbetur të shkëputur nga interneti për tre ditë radhazi, pas një ndërprerjeje masive që autoritetet e përshkruajnë si më të rëndën në historinë e vendit. Mediat shtetërore njoftojnë se lidhja e internetit do të rikthehet sot në orën 20:00 sipas orës lokale.

Sipas autoriteteve, ndërprerja u shkaktua nga sulme të fuqishme kibernetike, të cilat tashmë janë zmbrapsur. Mbyllja e plotë e internetit ka izoluar Iranin nga bota e jashtme, duke shkaktuar shqetësime të mëdha në mesin e qytetarëve dhe duke ngritur pikëpyetje për sigurinë kibernetike të vendit.

Ndërprerjet e internetit në Iran nuk janë të pazakonta, por kjo e fundit cilësohet si më e rënda deri më tani, duke theksuar edhe një herë kontrollin e rreptë të regjimit ndaj aksesit në informacion dhe lirinë e komunikimit.