TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka paralajmëruar se ofensiva ushtarake e Izraelit ndaj Iranit rrezikon ta zhysë të gjithë rajonin në shkatërrim total, ndërsa i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë për të frenuar përshkallëzimin e konfliktit.
Gjatë fjalës së tij në konferencën e ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll, Fidan kërkoi që vendet myslimane të bashkohen në mbështetje të Iranit përballë agresionit izraelit. Ai theksoi se rajoni tashmë përballet me probleme të shumta për shkak të sulmeve të Izraelit në Gaza, Liban, Siri, Jemen dhe tani edhe Iran.
Deklarata e Fidan vjen pas më shumë se një jave përleshjesh mes Izraelit dhe forcave iraniane, ku ka pasur viktima nga të dyja palët. Ndërkohë, në përpjekje për të gjetur zgjidhje diplomatike, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi u takua dje me homologët e tij europianë për të diskutuar mundësinë e ndalimit të konfliktit.