BOTA, 21 Qershor 2025, 22:07

Trump s'e kursen ironinë: Kam ndalur luftëra, por Nobel-in s’e marr kurrë! Edhe sikur të zgjidh konfliktet Rusi-Ukrainë apo Izrael-Iran

Trump s'e kursen ironinë: Kam ndalur luftëra, por Nobel-in

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me ironi në lidhje me faktin se, sipas tij, nuk do të fitojë kurrë Çmimin Nobel për Paqe, pavarësisht disa rolave që pretendon se ka pasur në ndërprerjen e disa konflikteve ndërkombëtare.

Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump njofton nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje mes Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës, duke e cilësuar këtë një “ditë të madhe për Afrikën dhe për botën”.

Megjithatë, ai shton me ironi se nuk do të marrë Nobel për asnjë prej arritjeve të tij, duke përmendur ndër të tjera ndalimin e konflikteve mes Indisë dhe Pakistanit, Serbisë dhe Kosovës, si dhe marrëveshjet e njohura si “Marrëveshjet e Abrahamit” në Lindjen e Mesme, të cilat u nënshkruan gjatë presidencës së tij.

“Nuk do të marr Nobel, as për këto, as për ndalimin e luftës mes Egjiptit dhe Etiopisë, apo edhe nëse zgjidh konfliktin Rusi-Ukrainë apo Izrael-Iran”, shkruan Trump.

Ai përfundon me një mesazh: “E vetmja gjë që më ngushëllon është fakti që bota e di — dhe kjo është e vetmja gjë që më intereson!”.

Trump s'e kursen ironinë: Kam ndalur luftëra, por Nobel-in