TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu deklaroi sot se Rusia ka shtuar numrin e armëve, ndërsa nuk ka dhënë asnjë specifikë.
“Hapat për të zgjeruar kapacitetet e prodhimit dhe për të përmirësuar produktivitetin kanë bërë të mundur rritjen e konsiderueshme të prodhimit të armëve, duke përfshirë ato konvencionale dhe me precizion të lartë,” deklaroi Shoigu gjatë një takimi mbi furnizimet me armë me Grupin e Përbashkët të Forcave.
Po ashtu ai tha se kjo do të mundësojë qëllimet e Rusisë për të përdorur eufemizmin për pushtimin e plotë të Ukrainës, si dhe janë duke u marrë masat e nevojshme për të rritur municionin më të kërkuar të armëve luftarake.
Kujtojmë se presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi për vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi.