TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Celano, zona e L'Aquila’s në Itali, ku një nënë e re ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u hedhur nga ballkoni i banesës së saj bashkë me djalin e mitur.
Mediat italiane raportojnë se 35-vjeçarja Gemma Paris, ra nga ballkoni me djalin e saj 5-vjeçar në krahë, ndërsa gjeti vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë, djali i saj është në gjendje të rëndë në spital. "Është një tragjedi. Viktima ishte në të njëjtën moshë me gruan time. E njihja shumë mirë, jemi të shokuar", komentoi kryebashkiaku i Celanos, Settimio Santilli.
Ndër të tjera kryebashkiaku u lut për jetën e vogëlushit. "Të lutemi për Serxhin e vogël. Një ngjarje e tmerrshme që ju lë të habitur dhe të tronditur, me një ndjenjë të madhe zbrazëtie dhe që meriton vetëm një heshtje dhe respekt të detyrueshëm. Pusho në paqe e dashura Gemma. Të gjithë lutemi që gjithçka të shkojë mirë për Serxhin e vogël. Ngushëllimet më të përzemërta nga qyteti i Celano për prindërit e Gemmas, Graziella dhe Michele, për bashkëshortin e saj Achille dhe Fernandën e vogël", shkroi në rrjetet sociale kryebashkiaku.