BOTA, 1 Prill 2023, 16:48

Stuhitë e fuqishme në SHBA, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Shkatërrime në disa shtete

Stuhitë e fuqishme në SHBA, 11 viktima dhe dhjetëra të

Të paktën 11 persona humbën jetën si pasojë e tornadove të fuqishme që prekën së paku shtatë shtete në Shtetet e Bashkuara.

Stuhitë e forta plagosën dhjetëra persona, lanë të bllokuar dhjetëra banorë në shtëpitë e tyre dhe shkatërruan biznese dhe ndërtesa.

Viktima u shënuan në shtetet e Arkansasit, Alabamës, Illinoit dhe Indianës.


Në disa qytetete, autoritetet kanë bërë thirrje për evakuimin e banorëve.

Rreth 90 mijë abonentë u përballën me mungesë të energjisë elektrike në shtetin e Arkansasit ndërsa ndërepreje pati edhe në të paktën 5 shtete të tjera.

Sipas meteorologëve moti pritet të përkeqësohet gjatë ditës së sotme.

Javën e kaluar, si pasojë e motit të keq, 26 persona humbën jetën dhe mbi 400 shtëpi u shkatërruan në shtetin Misisipi.