BOTA, 1 Prill 2023, 19:27

Irani merr masa drastike kundër grave, i detyron të veshin hixhab

Irani merr masa drastike kundër grave, i detyron të veshin hixhab

Qeveria iraniane ka marrë sërish një vendim kundër grave, ndërsa ka vendosur që ato të veshin hixhabin. Pikërisht ky vendim vjen disa muaj pas protestave masive në Iran.

Një deputet iranian i linjës së ashpër i ka lëshuar një ultimatum gjyqësorit për të marrë masa për t’i dhënë fund grave që shkelin rregullat për shamitë, brenda 48 orëve të ardhshme.

Por, disa gra vazhdojnë të sfidojnë rregullat për mbajtjen e një shamie të detyrueshme në publik. Videot dhe fotot e postuara në internet tregojnë se rritja e zhgënjimit dhe zemërimit me kufizimet është ende një forcë e fuqishme në shoqërinë iraniane.

Disa pamje janë bërë virale, ku shihet një burrë duke i hedhur një legen me kos në fytyrë një gruaje të pambuluar. Veprimi i tij u prit me zemërim të madh. Kujtojmë se pas vdekjes së dyshimtë të Mahsa Amini, një 22-vjeçare e cila ishte arrestuar pasi mbante hixhabin e saj “në mënyrë të pahijshme”, në Iran shpërthyen protesta të fuqishme.

Në këto protesta me mijëra qytetarë janë arrestuar dhe katër protestues janë ekzekutuar që nga dhjetori.