TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk ndalet agresioni rus në Ukrainë. Mediat e huaja raportojnë për sulme të reja me raketa në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk, ku për pasojë humbën jetën dy civilë ukrainas. Mësohet se mes viktimave ishte një foshnjë 5-muajshe.
Ishte kreu i administratës ushtarake të rajonit, Pavlo Kyrylenko, që bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Telegram. Qytetet Vuhledar dhe Novoukrainka gjithashtu u vunë nën zjarrin e armikut, tha Kyrylenko.
“Dikush vdes çdo ditë,” tha të martën policia e rajonit të Donetsk, e cila po ndihmon me evakuimet.
Ndër të tjera i plagosur ka mbetur dhe një civil në qytetin Druzhkivka, ndërsa nga sulmet me granata nuk shpëtoi as infrastruktura, dy ndërtesa banimi, një shkollë dhe një bankë. Agresioni rus në Ukrainë ka nisur në shkurt të vitit të kaluar, ndërsa Moska e cilëson si ‘operacion special’.