TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Donald Trump pritet të shfaqet para gjykatës në New York, pasditen e së martës.
Ish presidenti do të fluturojë nga Florida me avionin e tij privat dhe do të dorëzohet tek agjentët federalë.
Gjyqi lidhet me një pagesë prej 130,000 dollarësh për aktoren e filmave pornografikë, Stormy Daniels.
Akuzat nuk janë bërë publike dhe një avokat i zotit Trump tha të premten, se ai ende nuk është njohur me to.
Procesi pritet të përfshijë dëshmitarë dhe ndoshta qindra agjentë të Shërbimit Sekret, deklaroi një zyrtar për CBS, duke folur në kushte anonimati.
Zoti Trump nuk do të jetë në pranga, shtoi ai, duke deklaruar se ato zakonisht përdoren vetëm për të dyshuarit që konsiderohen si rrezik për arratisje ose rrezik për sigurinë.
Avokati i Trump, Joe Tacopina, tha për ABC News se zoti Trump " do të mundë të paraqitet në gjykatë të martën, por asgjë nuk është e sigurt".
Prokurorët "do të përpiqen të marrin publicitetit nga kjo gjë", tha ai, duke shtuar se ish presidenti "nuk do të shfaqet i prangosur".
"Unë kuptoj se ata do të mbyllin disa blloqe rreth gjykatës, do ta mbyllin gjykatën", vijoi ai.
Siguria po koordinohet nga FBI, NYPD, Shërbimi Sekret dhe zyrtarët e gjykatës së qytetit të New York.
Burime tregojnë për CBS se po përgatiten për skenarë të mundshëm që përfshijnë sulme kundër zotit Trump, prokurorëve, anëtarëve të jurisë ose anëtarëve të publikut. Zyra e prokurorit të distriktit ka marrë "shumë kërcënime", thanë burimet.